Nani befason të gjithë, rikthehet në Premierligë

Luis Nani mund të rikthehet në Premierligë këtë afat kalimtar.

Sport

28/01/2017 23:39

Është skuadra e Hull Cityt, që po shpreh interesim për anësorin portugez, që paraqitet në Spanjë në radhët e Valencias.

Trajneri i Hull Cityt, portugezi Marco Silva, beson se mund të bind 30 vjeçarin, që të huazohet te skuadra e tij deri në fund të sezonit, për të ndihmuar në luftën për mbijetesë, shkruan ‘the sun’, përcjell lajmi.net.

Nani edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Premierligës, ku ka fituar katër tituj të ligës me Manchester Unitedin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6