Nait Hasani akuzon rëndë EULEX-in

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani e ka quajtur misionin e EULEX-it organ të korruptuar, organ kriminal.

Lajme

22/07/2015 16:06

Gjatë debatit për misionin e EULEX-it në seancën e Kuvendit të Kosovës, Hasani ka theksuar se prokurorët e EULEX-it me skandalet e tyre janë format më të dëmshme që ata kanë mundur ti bëjnë vetës, vetë misionit të EULEX-it dhe Kosovës.

“EULEX-i nuk ka mundur ti hetojë krimet për të cilat është paguar, ai nuk ka gjykuar por është marrë me politikë”, ka thënë Hasani.

Hasani ka thënë se tani është koha që EULEX-it ti themi jo dhe se 2016-ta është fundi i tyre.