Nainggolan në Inter, dy futbollistë të tjerë në marrëveshje!

Inter do të paguajë 24 milionë euro për blerjen e mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan.

Sport

21/06/2018 08:11

Radja Nainggolan është pranë transferimit në Inter.

Mesfushori i Romës do të nënshkruajë me rivalin nga Serie A, klub që ka arritur marrëveshje për blerjen e tij.

Inter do të paguajë 24 milionë euro si dhe në marrëveshje ka ofruar talentin, Nicolo Zaniolo dhe mbrojtësin Davide Santon që do të kalojnë tek Roma, përcjell “lajmi.net”.

Nainggolan do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare në Inter me vlerë prej 5 milionë euro në sezon. /Lajmi.net/