Nainggolan kërkon falje pas gabimit ndaj Liverpoolit

Radja Nainggolan ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që bëri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Sport

03/05/2018 09:03

Radja Nainggolan ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që bëri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, ku Roma fitoi 4-2, por u eliminua me rezultat të përgjithshëm 7-6.

Nainggolan shënoi dy gola për Romën në këtë mbrëmje, por e nisi keq sfidën duke ia dhuruar golin e parë mysafirëve, për të shuar kështu ëndrrën për një tjetër përmbysje historike, si ajo 3-0 kundër Barcelonës.

“Më falni për gabimin që peshon shumë në rezultatin përfundimtar… duhet të shikojmë para”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale. /Lajmi.net/