Nainggolan ‘kërcënon’ Barcelonën

Radja Nainngolan beson se Interi mund të mund Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Sport

05/10/2018 10:16

‘Zikaltërit’ janë rikthyer në Ligën e Kampionëve pas një mungese prej gjashtë vitesh, dhe në dy ndeshjet e para kanë arritur maksimumin e pikëve duke e mposhtur Tottenhamin në ‘San Siro’ dhe PSV-në në Holandë.

Ndeshja e radhës e Interit do të jetë ajo kundër Barcelonës në ‘Camp Nou’.

Për Nainggolan, Interi mund të arrijë rezultat pozitiv ndaj Barcelonës, pasi ai skuadrën e Ernesto Valverde nuk e konsideron skuadër të pamposhtur.

“Fizikisht po ndihem mirë, por ende nuk jam në më të mirën time”, ka thënë Nainggolan, duke e komentuar sezonin e ri te Interi.

“Roma sezonin e kaluar tregoi se Barcelona mund të mposhtet, kështu që Interi mund të shkojë me mendje të qetë për kualifikimin, sepse do të mjaftonte të mposhtnim PSV dhe të bëjmë diçka speciale në Londër (kundër Tottenhamit)./Lajmi.net/