Naim Rashiti: SHBA-të duan njohje, Serbia vështirë se mund ta bëjë

Analisti politik Naim Rashiti, ka thënë se është ende jo e besueshme që Serbia do ta njohë Kosovën përfundimisht edhe pas përfundimit të dialogut mes presidentit Hashim Thaçi si dhe homologut të tij Aleksandar Vuçiq.

Lajme

25/10/2018 22:21

Ai theksoi se pavarësisht se Vuçiq ka bindur që ndërkombëtarët se për një marrëveshje me një kompromis të caktuar mund ta njoh shtetin e Kosovës, vështirë se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Ndërsa potencon se derisa kjo gjë nuk ndodh nga Serbia, SHBA-të insistojnë për një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

”Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bindur Federica Mogherinin dhe Admnistratën Amerikane së është i gatshëm ta njoh Kosovën me një kompromis të caktuar”, ka thënë Rashiti në Klan Kosova.

”Me një kompromis çfarë Serbia do të donte njohja eksplicite do të merrte formë vitin e ardhshëm. Por, kam dyshime se Serbia nuk do ta njoh Kosovën”.

”Amerikanët e kanë një ide që të jetë një komision i lartë ndërkombëtar për verifikimin e marrëveshjes. Po e përfundojmë dialogun po e përmbyllim – marrëdhëniet tona për të ndërtuar paqe mes Kosovës e Serbisë më nuk do ketë”.

”Marrëveshja si e tillë mund të na qojë ne në Bashkimin Evropian. Faktori ndërkombëtar nuk iu beson elitave në Serbi se mund të bëjë marrëveshje që do të ndërtonte paqe mes dy vendesh”.

”Nëse kjo marrëveshje duke përfshirë këto elemente atëherë pak rëndësi është kur vendosen kufijtë. Është e qartë për amerikanët që nëse kërkesa e Serbisë është për ndarje,  ndarja do të jetë nga lumi Ibër, dhe për amerikanët është e qartë se ndarja nga lumi Ibër kërkon kompenzime me Luginën”.

”Kjo gjetiu më shumë konsolidohet si ide në administratën amerikane dhe me Federica Mogherinin ndërsa Metthew Palmer është ai që bashkërendit proceset”.

”Nuk po sforcon askush zgjidhjen. Amerikanët po kërkojnë zgjidhje që siguron njohjen. Aktori që është një hap prapa në proces është Kosova”.

”Nëse dështon, kjo elitë politike duhet të sforcohet.  Kosova nuk do të jap njëanshëm territor. Në proceset e mbylljes së këtij konflikti, theksi mbi frymën e paqes ka me qenë suksesi apo dështimi i marrëveshjes. Kosovës i kërkohet që të përgatitet për një proces të tillë”.

”Duke punuar bashkë të gjitha partitë parlamentare shkojnë bashkë me proces dhe në fund shohin se me çfarë marrëveshje po dalin. Për shtetin e Kosovës është me rëndësi procesi”.