Naim Bunjaku-Xuxi: Qeveria e AAK-së do fokusohet në kinematografi dhe sport

Këngëtari i njohur, Naim Bunjaku - Xuxi, që tash vonë është bërë edhe pjesë e politikës si anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova se në qeverisjen e koalicionit të madh PDK-AAK-Nisma, fokus kryesor do jenë kinematografia dhe sporti.

Lajme

08/06/2017 22:09

“Do të fokusohemi shumë në dy gjëra, dy subjekte që kanë pasur sukses; kinematografi dhe sport”, ka thënë Xuxi, duke shtuar se vetëm për kinematografi do të jepen dy milionë euro.

“Natyrisht, kur jemi tek kinematografia është edhe tetari, janë dhënë diku rreth 10 shfaqje në vit, por shumica kanë qenë me regjisorë të huaj. Duhet të kthemi kah brumi jonë”.

“Sa i përket sportit, në individualizëm jemi shumë më të mirë individualisht. Por, aty ku ka sukses duhet që të investohet”.