Naim Bazaj: Jam kandidat i pavarur, PDK do të fitojë vetëm 5 për qind në Drenas

PDK e Kadri Veselit, do të përballet përsëri me një situatë të vështirë si në zgjedhje e kaluara në bastionin e tyre, në Drenas.

Lajme

17/08/2017 11:24

I “paknaquri” i PDK’së në Drenas, Naim Bazaj, i cili është kryesues në Kuvendin Komunal, do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e 22 tetorit pasi kjo parti ka vendosur ta kandidojë edhe për një mandat tjetër Ramiz Lladrovcin.

Naim Bazaj, kishte garuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në dhjetor të 2016 në Drenas, por pas presionit nga partia kishte vendosur të tërheq kandidaturen e tij, ndërsa sot ka thënë se këtë e ka bërë me marrëveshje me shefin e partisë Kadri Veseli, duke i premtuar se do kandidohej në këto zgjedhje për kryetar komune.

Bazaj, ka konfirmuar për Magazina.al, se ka formuar ekipin e tij dhe po bëhet gati për të garuar si i pavarur për kryetar të Drenasit.

“Ka qenë marreveshja mes meje dhe Kadri Veselit që unë të tërhiqem nga gara në zegjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas në mënyrë që tash të jem kandidat i PDK-së. Kjo nuk ka ndodh dhe unë do garoj si i pavarur”, ka thënë Bazaj për Magazina.al

Bazaj është i bindur se do të fitojë, kurse sipas tij PDK do marrë vetëm 5 per qind.

“Ne zgjedhjet e Drenasit u ngrit një shtet i tërë dhe PDK fitoi vetëm 45 për qind. Tash do ti marr vetëm 5 për qind”, është shprehur Bazaj.

Bazaj më tej ka thënë se ka krijuar një ekip të mirë të përbërë nga aanëtarë të kryësisë së PDK’së qe kanë dhënë dorëheqje nga partia por edne nuk e kanë bërë publike.

Kujtojmë që Bazaj, i shte në listën e PDK’së për deputet por që nuk arriti të marë votat e mjaftueshme, ndërsa në Drenas njihet për një përkrahje të madhe nga qytetarët.