Nafta në detin shqiptar, nxirren “shpatat” mes Athinës dhe Tiranës

Çështja e naftës në detin shqiptar, ku Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi qeverisë së Berishës marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë ka çuar në një konflikt të ri. Greqia duke ditur se ka naftë në atë zonë ka filluar kërkimet pa asnjë marrëveshje nga pala shqiptare. E përditshmja greke Kathimerini pohon se sipas burimeve diplomatike greke, Tirana ka pretendime territoriale ndaj Athinës.

Lajme

19/05/2015 12:49

Në një shkrim të sotëm, gazeta shkruan se Tirana i ka dërguar Athinës zyrtare një notë proteste për kërkimet për hidrokarbure që po bën ajo në detin Jon, pasi Tirana pretendon se kërkimet po bëhen në ujëra territoriale shqiptare. Gazeta shkruan, referuar burimeve diplomatike, se Tirana ka pretendime territoriale ndaj Athinës. Madje, kjo notë proteste është një lëvizje e qartë për të vënë në pikëpyetje kufinjtë mes dy vendeve. Pas kësaj situate qendron Turqia, thotë gazeta, e cila, sipas saj, po e nxit Shqipërinë të punojë kundër interesave greke. Madje, vizita e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan i ka shërbyer këtij tensioni. Ai është takuar edhe “me zyrtarë të Partisë nacionaliste për Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, shkrimin e gazetës greke.

Por pavarësisht nga kjo paranojë greke që e sheh të keqen tek Turqia, shkruan portali tiranas, lapsi.al, gjithçka nuk po shkon si duhet në marrëdhëniet shqiptaro helene. Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters njoftonte se ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka hapur garën për kompanitë e interesuara për të kërkuar naftë në det. Bëhet fjalë për kërkime në zonën Joni 5. Sipas agjencisë Reuters, kjo zonë e ofruar për kërkime nga Shqipëria, është edhe zona ku Greqia po kërkon për naftë.

Reuters thekson se pikërisht kërkimet për naftë kanë shënuar një fërkim mes Greqisë dhe Shqipërisë. Por këtë radhë Athina ka përballë një Ramë të fortë e kryeneç e jo një Berisha të lodhur.