Nadal vs Djokovic

Bartësi i dytë Rafael Nadal mposhti francezin Richard Gasquet dhe kaloi në finalen e US Open kundër serbit, Novak Djokovic. Spanjolli, 27 vjeç, u sfidua seriozisht nga Gasquet në setin e dytë por në fund triumfoi me rezultat 6-4, 7-6 (6-1) dhe 6-2 pas dy orë e 21 minutash lojë. “Vitin e kaluar nuk pata…

Sport

08/09/2013 10:25

Bartësi i dytë Rafael Nadal mposhti francezin Richard Gasquet dhe kaloi në finalen e US Open kundër serbit, Novak Djokovic.

Spanjolli, 27 vjeç, u sfidua seriozisht nga Gasquet në setin e dytë por në fund triumfoi me rezultat 6-4, 7-6 (6-1) dhe 6-2 pas dy orë e 21 minutash lojë.

“Vitin e kaluar nuk pata mundësi të luaj në këtë terren”, deklaroi Nadal, i cili mungoi për shtatë muaj për shkak të lëndimit të gjurit që e pamundësoi të rikthehej në kulmin e tenisit.

“Të kem rastin të luaj në finale të hënën është thjesht një ëndërr për mua. Kanë qenë dy javë të jashtëzakonshme. Novak është kampion i madh dhe do të jetë një finale e vështirë për mua, por shpresoj të jem gati për të”, u shpreh spanjolli.