Nadal shkel Djokovicin, triumfon në Roland Garros

Rafael Nadal është fitues i turneut të madh të tenisit, Roland Garros. Tenisti spanjoll dominoi ndaj serbit Novak Djokovic, të cilin e mposhti në finale 3-1 në sete.

Sport

08/06/2014 19:52

Është përsëri ai. Rafael Nadal është mbreti i fushës me rërë. Tenisti spanjoll e vërtetoi këtë epitet edhe në turneun e madh të tenisit, Roland Garros, i cili u mbajt në Francë.

Tenisti nga Mallorca dominoi në finale ndaj tenistit serb, Novak Djokovic, ndaj së cilit fitoi 3-1 në sete.

Në të parin fitoi numri 1 në botë, 6-3, por më pas në fushë foli ‘stuhia’ Nadal, i cili fillimisht e barazoi rezultatin pasi e fitoi setin e dytë, 7-5, për t’i fituar më pas edhe dy sete të tjerë, 6-2 e 6-4 dhe për ta fituar krejt turneun.

“Për mua është e mrekullueshme dhe e jashtëzakonshme, kam humbur finalen në Australi këtë vit ku kisha probleme në shpinë dhe ishte një periudhë e vështirë. Sot tenisi më ka kthyer atë që më ndodhi në Australi. Paraqitja në Roland Garros është e paharrueshme, dua t’i falënderoj të gjithë”, deklaroi Nadal.