Nadal rikthehet si numri 1 në botë – Lajmi.net
Nadal rikthehet si numri 1 në botë
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 13:52, 3 April 2018
Nëse iberiku nuk triumfon në turneun Masters të Montecarlos, që starton më datë 15 prill, atëherë do t’ia dorëzojë pozicionin numër 1 zvicëranit Roger Federer.

Rafael Nadal do të rikthehet në fushë pas 3 muajsh dhe do ta bëjë me petkun e numrit një të botës.

Spanjolli, i cili nuk ka zhvilluar asnjë takim që nga muaji janar, kur u dorëzua në çerekfinale të Australian Open përballë Marin Cilic, do të garojë në Kupën Davis që nis këtë fundjavë, megjithëse, sipas trajnerit të tij, Carlos Moya, majorkeni ende nuk është në maksimumin e formës fizike pas dëmtimit në kockat e legenit.

31-vjeçari do të ketë një detyrë të vështirë për ta mbajtur vendin e parë në renditjen e përgjithshme, duke qenë se i duhet të mbrojë 4680 pikë. Rafa hyn në javën e tij të 168-të në karrierë si numri 1 i botës dhe është e sigurt që të paktën për dy javë do të qëndrojë në këtë pozicion dhe do të barazojë John McEnron me gjithsej 170 javë.

Nëse iberiku nuk triumfon në turneun Masters të Montecarlos, që starton më datë 15 prill, atëherë do t’ia dorëzojë pozicionin numër 1 zvicëranit Roger Federer.

36-vjeëari më 18 shkurt u bë tenisti më moshën më të madhe në histori që merrte kreun e renditjes së përgjithshme ATP, pozicion të cilin e dorëzoi pasi u eliminua në raundin e parë të turneut të Miamit nga australiani Kokkianakis.

Fjalët kyçe: Rafael Nadal

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master
  • Play Bow Master Japan