Nadal kalon “befasinë” e turneut, prek finalen e Australian Open

Rafael Nadal ka prekur finalen e pestë në karrierën e tij në Australian Open, duke i dhënë fund rrugëtimit të “befasisë” së këtij turneu, Stefanos Tsitsipas.

Sport

24/01/2019 11:53

Numri 2 i botës triumfoi me rezultatin 6-2, 6-4 dhe 6-0 dhe do të garojë në finale kundër serbit Novak Djokovic, shkruan lajmi.net.

20 vjeçari Tsitsipas pushtoi kryefaqet e medieve duke triumfuar ndaj Roger Federer më herët gjatë kësaj jave, por të njëjtën dështoi ta bënte kundër spanjollit Nadal.

Spanjollit iu deshën vetëm 31 minuta që ta përfundojë lojën kundër reketit grek.

Nadal është treguar i jashtëzakonshëm këtë turne, duke mos e humbur akoma asnjë set. /Lajmi.net/