Nacionalistët e Gruevskit i rrahën edhe gratë në Kuvend (Video/Foto)

Pas hyrjes së protestuesve maqedonas në Kuvend, u sulmuan deputetët të cilët u përgjakën dhe disa prej tyre u bënë për spital.

Lajme

27/04/2017 22:00

Mirëpo, protestuesit nuk kursyen as femrat, ishte deputetja dhe nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska e cila është sulmuar rëndë nga protestuesit brenda Kuvendit, shkruan lajmi.net.

Sipas pamjeve që janë publikuar nga mediat maqedonase, shihet se deputetja Sheqerinska është kapur për flokët nga një protestues e cila më pas hedhet në dysheme.

Protesta eskaloi pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit Talat Xhaferri. /Lajmi.net/