Nacho zbulon vendimin nga Ozil dhe Sanchez

Nacho Monreal ka thënë se mesfushori Mesut Ozil dhe sulmuesi Alexis Sanchez do të mbeten në klub, deri në fund të këtij sezoni.

Sport

22/11/2017 13:23

Nacho Monreal ka një lajm të mirë për të gjithë tifozët e Arsenalit.

Mbrojtësi spanjoll ka thënë se mesfushori Mesut Ozil dhe sulmuesi Alexis Sanchez do të mbeten në klub, deri në fund të këtij sezoni.

“Ozil dhe Sanchez nuk besoj se do të largohen gjatë këtij sezoni”, u shpreh Nacho.

Ozil dhe Sanchez kanë hyrë në vitin e fundit të kontratës në Arsenal. /Lajmi.net/