“Na presin ndeshje shumë të rëndësishme”

Samir Ujkani ka thënë se ndeshjet e Ligës së Kombeve janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

Sport

03/09/2018 21:14

‘Dardanët’ më 7 shtator në Baku nisin kampanjën në Ligën e Kombeve, duke luajtur ndaj Azerbajxhanit.

Tre ditë më vonë, Kosova luan në Prishtinë kundër Ishujve Faroe.

”Besoj se janë 6 ndeshje me rëndësi për ne, sepse e kemi rastin që ta tregojmë veten, por duhet pasur kujdes duke e respektuar kundërshtarin”.

”Ne jemi në rritje si grup dhe kemi ardhje të talentëve. Atmosfera është fantastike dhe tani do të kemi ndeshje me rëndësi. Është gjë e mirë që tani do të luajmë në Prishtinë. Tifozët nuk kanë më shpenzime të mëdha dhe nuk do të udhëtojnë nga tre orë me autobus”.

”Tani jemi në vendin tonë dhe populli e ka mundësinë që të na shohë nga afër sepse së bashku me tifozët mund të arrijmë rezultate pozitive”./Lajmi.net/