Na mund edhe Senegali

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje nga Senegali me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluara të dielën në Gjenevë. Kosovarët kaluan të parët në avantazh, por nuk ditën ta ruanin atë.

Sport

25/05/2014 19:50

Përfaqësuesja e Kosovës e pësoi humbjen e radhës në nivelin ndërkombëtar. 

Vetëm katër ditë pas humbjes së thellë nga Turqia, 6:1, ekipi i Albert Bunjakut u mposht edhe nga Senegali të dielën në Gjenevë me rezultat 3:1.

Kosovarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 26-t përmes sulmuesit Albert Bunjaku, i cili shënoi me kokë.

Mirëpo, Oumar Niasse realizoi dy gola për ekipin afrikan, në minutat 41 e 48, ndërsa Diafra Sakho ia siguroi fitoren ekipit të Alain Giresse.

Kjo ishte miqësorja e tretë e Kosovës, pasi e mori lejen nga FIFA në muajin janar. Kosova barazoi me Haitin, 0:0 më 5 mars, për t’i pësuar më pas dy humbje nga Turqia dhe Senegali.