Na flet Loriku

Kapiteni i Kombëtares sonë, Lorik Cana më në fund ka shkruar një postim në rrjetin social Facebook, duke thënë se ata janë shumë mirë.

Sport

15/10/2014 01:02

Lorik Cana ka konfirmuar me anë të një postimi në Facebook, se ai dhe i gjithë stafi i Kombëtares janë në gjendje shumë të mirë.

“Të gjithë futbollistët jemi mirë, O sa mirë me qenë Shqiptar!, ishin fjalët e postuara nga Loriku në Facebook.

Përndryshe, kapiteni njëkohësisht luani i Kombëtares sonë, ka grushtuar tifozët serbë midis stadiumit të Beogradit, duke treguar këtu zemrën e vërtetë të një shqiptari.