Na fal Tesla: Vetura më e shpejtë elektrike është nga… Kroacia?

"Rimac Automobili", prodhues i veturave në Kroaci, siç duket nuk ka mundur ta përmbajë vetën dhe sapo kanë pohuar se e kanë prodhuar veturën më të shpejtë elektrike në botë.

Auto & Tek

25/02/2016 09:49

 

Ajo quhet ‘Concept_One’, mirëpo ndryshe nga emri, vetura nuk është më koncept.

‘Concept_One’ duket si një Koenigsegg (super-veturë suedeze) e bashkuar me një tesla.

Falë 1,088 kuajve fuqi që do t’i ketë, ‘Concept_One’ do të jetë e aftë të arrijë shpejtësinë 100km/h për vetëm 2.6 sekonda.

Mirëpo, veç shpejtësisë ajo mund të ua ofroj ju edhe qetësinë, pasi që është shumë komode dhe moderne.Rimac Concept_One

Sidoqoftë, çdo e mirë që e ka një të keqe, e keqja e ‘Concept_One’ është se kompania “Rimac” planifikon t’i prodhoj vetëm 8 këso vetura.

Prandaj mundësitë që do ta shikoni dikë duke e vozitë këtë veturë janë shumë të rralla, e le më ta vozitni ju personalisht një të tillë. /lajmi.net

Rimac Concept_OneRimac Concept_One