Myslimanja e mbuluar gitariste në grupin e muzikës ‘Rock Heavy Metal’ |FOTO|

Gisele Marie është një femër Muslimane dhe gitariste profesionale në grupin e muzikës 'Rock Heavy Metal' - që është aktiv në Sao Paulo, Brazil.

Fun

23/09/2015 16:46

Marie e cila është 42 vjeçare, dhe mbesë e Gjermanëve katolikë është konvertuar në Islam disa muaj pasi kishte vdekur babai i saj në vitin 2009.

Marie e cila është e mbuluar, ka vazhduar të jetë pjesë e rock-grupit të vëllezërve të saj “Spectrus” që nga viti 2012. “Njerëzit nuk presin që të shohin një femër muslimane e cila ka të veshur ‘burqa’ dhe praktikon religjionin rregullisht dhe në të njejtën kohë është gitariste që luan në një grup të muzikës Heavy Metal, shumë njerëz shokohen nga kjo e vërtetë. Por shumë njerëz të tjerë janë kuriozë dhe ju duket interesante, dhe ka edhe të tjerë të cilëve ju duket shumë normale, por definitivisht shumica e njerzve janë të shokuar,” rrëfen Marie.