Myslimani i përgatit mëngjes plaçkitësit nga i cili u sulmua me thikë në xhami

Një burrë mysliman, i cili u sulmuar nga një plaçkitës me thikë në një xhami, i ka përgatitur atij mëngjes për ta qetësuar dhe pastaj është ulur pranë tij për ta dëgjuar historinë e jetës së tij.

Bota

18/07/2017 15:24

Ali Yassine, e kishte vërejtur Stefan Boyle, 28-vjeçar, duke u fshehur nën një tavolinë në një xhami në Dundrum, Dublin, ku i kishte kërkuar të largohej, transmeton Express.

Por, Boyle i kishte sulmuar me thikë para se të tentonte të ikte nga dritarja, shkruan Irish Independent.

Yassine, i cili punon si kujdestar në xhami, në vetëmbrojte e kishte shqelmuar plaçkitësin dhe më pas i kishte thënë të qetësohej.

E pastaj ai i kishte përgatitur vezë dhe ishte ulur për ta dëgjuar historinë e tij prej të pastrehu dhe se si ai kishte qenë në burg disa herë dhe se kishte probleme me të dashurën.

Ai ka qenë 110 herë i dënuar, prej tyre 63 herë për plaçkitje.