Myslimani golashënues

Adnan Januzaj është një prej futbollistëve më të dalluar të Manchester Unitedit, deri më tani gjatë këtij sezoni. Ylli kosovar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të para për gjigantin nga Old Trafford menjëherë pas inkuadrimit në skuadër, gjatë verës së vitit të kaluar. 18-vjeçari po luan pothuajse rregullisht në Premierligë, debutoi në Ligën e…

Sport

09/01/2014 10:55

Adnan Januzaj është një prej futbollistëve më të dalluar të Manchester Unitedit, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Ylli kosovar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të para për gjigantin nga Old Trafford menjëherë pas inkuadrimit në skuadër, gjatë verës së vitit të kaluar.

18-vjeçari po luan pothuajse rregullisht në Premierligë, debutoi në Ligën e Kampionëve si dhe është paraqitur në garat e Kupës. Por, përveç talentit të rrallë, ai ka një karakteristikë të veçantë që e mban me vete.

Januzaj është futbollisti i parë mysliman që ka luajtur dhe shënuar për Manchester Unitedin ka njoftuar Uber FootBallFacts, llogaria që merret me publikimin e fakteve interesante sportive në Twitter.

Mesfushori ofanziv ka realizuar tre gola deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë, mirëpo, me mënyrën si është duke luajtur lehtë mund të shohim edhe shënime të tjera në vazhdim të edicionit.