Myslimanët të largohen nga Izraeli, mesazhi që ia mbylli llogarinë në FB djalit të Netanyahut

Facebook suspendoi llogarinë e Yair Netanyahu ku ai shkruante për vrasjet e ushtarëve izraelitë nga palestinezët.

Bota

17/12/2018 13:16

Djali i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Facebook ia ka suspenduar llogarinë për 24 prë për shkak se ka postuar mesazhe kundër palestinezëve dhe myslimanëve.

Javën e kaluar, Facebook suspendoi llogarinë e Yair Netanyahu ku ai shkruante për vrasjet e ushtarëve izraelitë nga palestinezët, transmeton BBC.

Në njërin nga mesazhet e tij, 27 vjeçari kishte shkruar: “Të gjithë myslimanët të largohen nga toka e Izraelit’