Mysafirët shënojnë fitore në 3 ndeshjet e Superligës

Sot janë zhvilluar tri ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll në kuadër të javës së gjashtë, e fitore shënuan ekipet mysafire.

Sport

22/09/2018 19:10

Feronikeli e mposhti Flamurtarin, Drenica fitoi sfidën ndaj KEK-ut, kurse Llapi e mposhti në udhëtim Lirinë.

Klubi nga Drenasi, Feronikeli ka vazhduar me formën e lartë, duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat prej 1 me 3.

Hoti, Da Silva, e Magani shënuan golat e fitores për liderin Feronikeli. Kurse Shillova shënoi golin e vetëm për vendasit.

2 me 3 ishte rezultati në sfidën Liria – Llapi. Fetahaj e Karahoda shënuan për vendasit, por tre golëshi nga Festim Alidemaj i siguroi pikët e plota Llapit.

E shumë gola pat edhe në ndeshjet KEK-u me Drenicën, 2 me 4.