Mysafirë të papritur për Nicole

Nicole Scherzinger është e angazhuar për momentin në episodad ‘live’ të ‘X Factor UK’, gjithnjë e më afër fazës finale. Mirëpo, duket se jeta e saj private mbetet primare. Në muajin korrik, ajo dhe ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, ishin ndarë përfundimisht, më pas ishin takuar prapë dhe tash, sipas disa zërave, të dy…

ShowBiz

15/12/2013 10:30

Nicole Scherzinger është e angazhuar për momentin në episodad ‘live’ të ‘X Factor UK’, gjithnjë e më afër fazës finale. Mirëpo, duket se jeta e saj private mbetet primare.

Në muajin korrik, ajo dhe ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, ishin ndarë përfundimisht, më pas ishin takuar prapë dhe tash, sipas disa zërave, të dy e kanë programuar kalimin e festës së Krishtlindjeve së bashku.

“Familja e Lewis e ka kuptuar se sa janë duke vuajtur dhe e ka inkurajuar Nicolen që ta bëjë një bisedë tjetër me Leëis”, ka thënë një burim për magazinën britnaike ‘Star’.

“Të afërmit e tij kanë shkuar për ta takuar në ‘X Factor’ disa javë më parë dhe e kanë kaluar një kohë të mirë me Nicole në dhomën e saj. Kanë folur shumë për mundësinë e rikthimit të lidhjes me Lewis dhe i kanë kujtuar kohërat e vjetra. Natyrisht, ata kanë shkuar 5 vjet së bashku dhe kanë shumë kujtime”, ka shtuar ky burim.

Ylli i muzikës ka kaluar shumë kohë së fundmi në Britaninë e Madhe, për shkak të angazhimeve të saj si anëtare e jurisë në programin e Simon Coëell, i cili për momentin gjendet në SHBA.