Mysafirë special në “Fadil Vokrri” për ndeshjen kundër Azerbajxhanit

Kosova ndeshjen e radhës do ta luaj para tifozëve të saj, në Prishtinë, kundër Azerbajxhanit.

Sport

19/11/2018 10:39

Kjo ndeshje do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi nga aty vendoset se cila skuadër do të kalojë në finalet e Ligës së Kombeve. Do të mjaftonte së paku një barazim që t’i dërgonte tutje “Dardanët”.

Zyrtarë të lartë të DFB-së do të jenë mysafirë të veçantë të presidentit të FFK-së, Agim Ademi në këtë ndeshje historike për Kosovën, njofton FFK, përcjell lajmi.net.

Pjesëmarrja e tyre në këtë ndeshje konfirmon edhe njëherë bashkëpunimin dhe miqësinë e madhe ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Gjermanisë (DFB).

Rainer Milkoreit ish-nënkryetar dhe ambsador nderi i Kosovës, z. Erwin Bugar nënkryetar, bashkë me Fekmi Konxheli e vëllezërit Zija e Nexhat Shoshi që kanë ndihmuar dhe mbështetur FFK-në në zhvillimin e saj dhe integrimin në mekanizmat ndërkombëtar do të jenë mysafirë të veçantë të presidentit të FFK-së.

Shpresojmë që djelmoshat e Bernard Challandes të na gëzojnë të gjithë ne, përfshirë edhe miqtë që kanë ardhur nga Gjermania. /Lajmi.net/