Mysafir special në ndeshjen, Man Utd – Arsenal

Manchester United dhe Arsenal, do të përballen në kuadër të javës së 15-të në Premierligë.

Sport

05/12/2018 17:35

Manchester United dhe Arsenal, do të përballen në ‘Old Trafford’ nga ora 21:00.

Shumë futbolldashës do ta kenë vëmendjen te deri i Premierligës, por një mysafir special do ta shikojmë këtë ndeshje, përcjell “lajmi.net”.

Tyson Fury do të jetë i pranishëm sonte në ndeshjen që Manchester United do ta zhvillojë ndaj Arsenalit.

Boksieri anglez ditë më parë kishte thënë se do ta preferonte ripërballjen me Deontay Wilderin në ‘Old Trafford’, andaj sonte do ta shikojmë me një sy tjetër përballjen.

Fury dëshiron që të boksoj për herë të dytë ndaj kolegut të tij, ndërsa stadiumi i Manchester United i pëlqen shumë atij. /Lajmi.net/