Mycoplasma Genitalium: Çfarë është ky infeksion i sëmundjeve seksuale dhe cilat janë simptomat – Lajmi.net
Mycoplasma Genitalium: Çfarë është ky infeksion i sëmundjeve seksuale dhe cilat janë simptomat
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSexShëndeti 17:03, 12 July 2018
Ekspertët paralajmërojnë se një infeksion i sëmundjeve të transmetueshme seksuale, i cili quhet mikoplazma genitalium (MG), mund të shpërndahet shumë shpejti me përmasa të mëdha.

Si rezultat i kësaj, ekspertët po i këshillojnë të gjithë që të përdorin prezervativë kur kanë marrëdhënie seksuale në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e sëmundjes.

Sipas ekspertëve britanikë shëndetësorë, MG shpeshherë nuk vërehet dhe mund të zhvillojë rezistencë ndaj antibiotikëve.

Si ta kuptoni nëse keni MG?

Ekspertët e shëndetit seksual besojnë se MG shpeshherë nuk diagnostikohet dhe në shumicën e rasteve simptomat janë të ngjashme me ato të klamidisë.

Cilat janë simptomat?

Shpeshherë MG nuk ka simptoma, por kur pacientët përjetojnë simptoma, shpeshherë ato janë të ngjashme me simptomat e klamidisë dhe gonorresë.

Ekspertët britanikë thonë se nëse shpërndarja e infeksionit nuk parandalohet, atëherë vetëm në Britani rreth 3,000 femra të cilat kanë sëmundje pezmatuese të pelvikut që shkaktohet nga Mg mund të kenë rrezik të shtuar të sterilitetit.

Simptomat te meshkujt:
– ‘Rrjedhje’ uji nga penisi
– Djegie, dhimbje dhe therje gjatë urinimit

Simptomat te gratë:
– Dhimbje gjatë seksit
– Gjakderdhje pas seksit
– Dhimbje poshtë kërthizës.

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO