Mycestro: miu që vendoset në gisht dhe punon përmes Wireless

Mycestro është një ‘mi 3D’ që montohet në gisht dhe përmes valëve Wireless mundëson që proceset e miut të zakonshëm kompjuterik të kryhen vetëm përmes lëvizjeve të gishtit.

Auto & Tek

25/11/2014 15:38

Përshtypja e parë në këtë pajisje është dizajni i tij, që duket shumë modern. Në shikim të parë ju do të dëshironi menjëherë që ta vendosni atë në gisht, për shkak të materialit fleksibil që mund të përshtatet me çdo lloj madhësie të gishtit, transmeton Lajmi.net.

Funksionaliteti
Kjo është pjesa më e rëndësishme e tij. Mycestro punon siç edhe premton, duke lejuar përdoruesit që të lëvizin kursorin, të hapin dhe mbyllin dritare dhe të selektojnë tekste thjeshtë duke përdorur butunët alternativë të vendosur në pajisje.

Një shembull të funksionalitetit të tij mund ta shihni edhe më poshtë:



Pajisja kushton $149.