Myanmar liron të burgosurit politikë

Presidenti i Myanmar’it Thein Sein ka filluar një proces kompleks të paqes me minoritetet etnike me qëllim që t’i japë fund sanksioneve të perëndimit.

Bota

08/10/2013 12:19

Në Myamar janë liruar 56 të burgosur politikë të martën, pasi u dha një amnesti presidenciale, kryesisht për anëtarë të ushtrisë së minoriteteve etinike me të cilët qeveria po kërkon të bëjë paqe, thonë aktivistët dhe burimet zyrtare.

Ky lirim është i dyti që kur Presidenti reformist Thein Sein bëri një premtim gjatë një vizite në Britani në korrik, se do të lirohen të gjithë të burgosurit e ndërgjegjshëm deri në fund të këtij viti. Më 23 korrik janë qenë liruar 73 të burgosurit ë parë.

Presidenti Thein Sein është duke ndjekur një samit regjional që zhvillohet këtë javë në Brunei.

Të burgosurit u liruan të martën, nga dhjetëra qendra të mbajtjes në mbarë vendin, tha një zyrtarë i lartë i Ministrisë, i cili nuk pranoi të identifikohej sepse ai nuk ishte i autorizuar të flasë për media.

Refuzimi me dekada të gjata nga Myanmari për t’i liruar aktivistët, gazetarët, kundërshtarët politikë dhe madje edhe për disa komedianë dhe artistë  që konsiderohen si kërcënim për shtetin të drejtuar nga ushtria ishin justifikimi kryesor për vite të tëra të sankioneve perëndimore në vend.

Nën regjimin e juntës, e cila hoqi dorë nga pushteti në mars të vitit 2011, numri i të burgosurve politikë është vlerësuar të jetë shumë aq i lartë sa kap shifrën e 2500.

Qindra prej tyre ishin liruar nga Qeveria kinse civile e Thein Sein dhe në përgjigje për këtë, shumica e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, nga Evropa dhe Australia u pezulluan për të lejuar rinisjen e investimeve dhe ndihmës për zhvillim.

Sipas Bo Kyi nga Shoqata për Ndihmë e të Burgosurve Politikë (AAPP), një organ që monitoron të burgosurit që mbahen në Myanmar, shumica e të cilëve u liruan të martën, ishin ish-anëtarë të Ushtrisë së Shtetit ose Ushtrisë të Pavarësisë Kachin (KIA).

Të dy grupet e kryengritësve janë në mesin e dhjetërave të tilla që për dekada të tëra luftojnë Qeverinë qendrore në ndjekje të autonomisë më të madhe në malet dhe xhunglat përgjatë kufijve me Kinën dhe Tajlandën.

Për të përmbushur edhe një kusht tjetër që duhet për t’i dhënë fund sanksioneve, qeveria e Thein Sein ka nisur në vitin 2011 një proces kompleks dhe ambicioz të paqes. Edhe pse një marrëveshje paraprake e paqes ishte bërë me grupin Shan, AKI’ja ka ardhur më fuqishëm në bord dhe konfliktet me ushtrinë akoma janë në vazhdim e sipër.

Bisedimet në mes të delegacionit qeveritar dhe KIA, ishin paraparë që të zhvilloheshin në kryeqytetin e shtetit Kachin, në Myitkyina, të martën. Raundet e mëparshme të gjitha kanë përfunduar në rrugë qorre.

Bo Kyi, i cili është gjithashtu edhe anëtar i një paneli të ngarkuar me krijimin se pse janë burgosur këta njerëz për shkaqe politike, tha se hulumtimet e AAPP kishin gjetur se Myanmar ende mban 133 të burgosur politikë dhe 232 aktivistë janë në të gjykimit.

“Ne kemi kërkuar nga presidenti për lirimin pa kusht të të gjithë të burgosurve politikë të mbetur. Unë thjesht nuk e di pse ai ka liruar sot vetëm 56 persona”, tha Bo Kyi, i cili edhe vet ishte një i burgosur politik.