Muze dhe film në ambientet e shpellës në Tajlandë

Shpella në veri të Tajlandës, në të cilën ishin bllokuar 12 djem dhe trajneri i tyre i fubollit për më shumë se dy javë pritet të kthehet në muze.

Bota

12/07/2018 16:39

Zyrtarët e shpëtimit kanë thënë se muzeu do të tregojë si ka ndodhur shpëtimi, duke pretenduar se i njëjti mund të jetë “atraksion i madh” për Tajlandën.

Të paktën dy kompani filmike janë duke shqyrtuar mundësinë e tregimit të ngjarjes përmes shiritit filmik.

Grupi tashmë i shpëtuar është duke u trajtuar në spital.

Në një video të publikuar djemtë duken me shëndet dhe disponim të mirë, ndonëse do të qëndrojnë nën vëzhgim spitalor për një javë.

Ekipi i marinsave tajlandeze ka publikuar pamje dramatike të operacionit, duke treguar sesi zhytësit kanë bartuar djemtë në sipërfaqe jashtë shpellës.

Të enjten ekipi i shpëtimit të Tajlandës është pritur me entuziazëm derisa ka arritur në aeroportin ushtarak në jug të kryeqytetit, Bankok.