Mustafi zhgënjen tifozët e Arsenalit (FOTO)

Shkodran Mustafi ka zbuluar idolin e tij në futboll.

Sport

16/01/2017 17:54

Mbrojtësi që po shkëlqen nga Arsenali pas transferimit nga Valencia, ka deklaruar se ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, është idoli i tij.

“Më pëlqente ta shikoja Zidanen. Më pëlqente ta shikoja Ronaldinhon dhe pasi u bëra mbrojtës më pëlqente loja e Ferdinandit”, ka deklaruar Mustafi për ‘Goal.com’, përcjell lajmi.net.

“Ai ishte gjithmonë aty, bërtiste dhe ndërhynte. Ai kishte gjithçka që i duhej një mbrojtësi”, ka shtuar Mustafi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6