Mustafi zbulon pse e kishte të vështirë t’i thoshte ‘PO’ Arsenalit

Shkodran Mustafi ka rrëfyer se si kishte dyshime për t’iu bashkuar Arsenalit një vit më parë.

Sport

01/08/2017 14:10

Djaloshi nga Gostivari, verën e kaluar la Valencian për t’iu bashkuar Arsenalit, duke u bërë një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në histori të futbollit.

25 vjeçari ka kujtuar periudhën aspak të mirë të kaluar te Everton.

“Të jem i sinqertë, në fillim mendoja se me Anglinë kisha përfunduar”, ka deklaruar Mustafi.

“Ka qenë një periudhë frustuese, ndoshta më e keqja që kisha si futbollist. Nuk doja të rikthehesha sërish”./Lajmi.net/