Mustafi zbulon çfarë i tha Ozilit para golit ndaj Tottenhamit

Shkodran Mustafi është shprehur i lumtur pas fitores së Arsenalit ndaj Tottenhamit.

Sport

18/11/2017 15:45

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi është shprehur i lumtur me golin e tij dhe fitoren 2-0 ndaj Tottenhamit në Premierligë.

Ai ka zbuluar se çfarë i tha Mesut Ozilit i cili harkoi te goli i tij me kokë.

“Derisa u nisa në sulm i thash Mesut Ozilit ta fus topin brenda. Nëse keni futbollistë që mund të krosojnë në atë mënyrë, ju duhet të keni besim se mund ta godisni topin me kokë”, deklaroi Mustafi për “Sky Sports”, përcjell “lajmi.net”.

“Jam i lumtur që gjyqtari nuk e anuloi golin për pozitë jashtë loje. Isha me fat. I tillë është futbolli, ju keni gjëra në favor por nganjëherë kundër jush. Në fund të sezonit, vendimet barazohen”, u shpreh ai. /Lajmi.net/