Mustafi: Trofeu në duar, moment i mrekullueshëm

Mbrojtësi i Valencias dhe i përfaqësueses së Gjermanisë, Shkodran Mustafi ka thënë se trofeu i Kampionit të Botës, ishte një gjë e mrekullueshme për të. Ai gjithashtu ka shtuar se është rritur shumë si person dhe si lojtar, dhe se arritjet e tij këtë vit nuk do të mposhten.

Sport

08/12/2014 17:31

Shkodran Mustafi ka thënë se është i lumtur te skuadra e re, Valencia. Ai gjithashtu ka thënë se është rritur shumë si lojtar dhe si person. Mustafi beson se ka bërë arritje të mëdha në vitin 2014, dhe këto suksese do të jenë vështirë për tu mposhtur nga vet ai.

“Gjërat te Valencia janë shumë në rregull. Unë kisha një lëndim në Kupën e Botës dhe më është dashur të rikuperoheja, mirëpo tashmë gjërat janë shumë mirë. Jam përshtatur shumë mirë dhe jam i lumtur këtu”.

“Kur i mendoj gjërat që më kanë ndodhur gjatë vitit 2014, mendoj se kam përjetuar shumë më shumë se disa lojtarë që përjetojnë për shumë vite. Ishte një vit i pabesueshëm për mua, një vit shumë i sukseshëm. Jam përmirësuar si person dhe si lojtar – Këtë vit, arritja ime do të jetë vështirë për tu mposhtur”.

“Momenti më i mirë për mua është atëherë kur e mora trofeun e Kupës së Botës në duart e mia dhe e ngrita atë në ajër. Kam përjetuar aq shumë emocione në atë kohë, sa që e kam vështirë për ti përshkruar”, përfundoi mbrojtësi i Valencias.