Mustafi: “Ta hëngsha frizurën”, Xhaka shpërthen së qeshuri gjatë setit fotografik

"Shqipet" krijojnë atmosferë fantastike në kampin londinez.

Sport

08/08/2018 17:38

Dy shqiptarët e Arsenalit, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, kanë shoqëri fantastike.

Ata shpesh bëjnë shaka me njëri-tjetrin, sigurisht në gjuhën shqipe, përcjellë “Lajmi.net”.

Një moment qesharak ndodhi sot gjatë fotove para-sezonale që po i bënin futbollistët e “Gunners”.

Derisa Xhaka po fotografohej, Mustafi i thotë: “Ta hëngsha frizurën”.

Sigurisht kosovari nuk u përmbajt dhe nisi të qeshë.

Videon e ka publikuar Mustafi në Instagram. /Lajmi.net/

VIDEOhttp://https://www.instagram.com/stories/shkodranmustafi/