Mustafi: Shqipëria ta mposht Serbinë

Mbrojtësi i skuadrës së Valencias njëkohësisht i kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafi i ka uruar fat Shqipërisë për takimin e nesërm ndaj Serbisë.

Sport

14/10/2014 00:07

Shkodran Mustafi i ka uruar fat Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e nesërme ndaj Serbisë, që zhvillohet në Beograd.

“I uroj suksese skuadrës së Shqipërisë, me një fitore bindëse ndaj Serbisë”, ishte postimi i shkruar nga Mustafi në rrjetet sociale.

Përndryshe, Mustafi ka arritur që të shpallet kampion bote me kombëtaren e Gjermanisë, në botërorin e mbajtur në Brazil 2014.

Me fitore eventuale në ndeshjen e nesërme, Shqipëria do të shkonte në kuotën e shtatë pikëve nga tre ndeshje të luajtura në grupin I.