Mustafi refuzon Barcelonën

Mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi nuk dëshiron të transferohet në Barcelonë, gjatë këtij afati kalimtar të verës, për shkak të dënimit të FIFA-s.

Sport

03/07/2015 16:17

Mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi ka refuzuar mundësinë e transferimit në Barcelonë, për shkak se duhet të pres deri në janar të vitit 2016, në mënyrë që të debutojë me gjigantin katalan.

Sipas mediave spanjolle, ylli shqiptar nuk dëshiron të transferohet në Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi kalimi i tij mund të konfirmohet vetëm në fillim të vitit të ardhshëm, kur do të skadojë dënimi i FIFA-së.

Reprezentuesi i Gjermanisë kërkohet edhe nga Real Madrid.