Mustafi poston foton te Muhammad Ali, futbollisti i Shqipërisë komenton dhe e “zë ngushtë” (FOTO)

Diçka e pazakontë ka ndodhur sot në faqen zyrtare të Shkodran Mustafit në Facebook.

Sport

12/07/2016 16:40

Në foton e postuar nga shqiptari, ku ai shihet para yllit të legjendës së ndjerë të boksit Muhammad Ali në Hollywood, ka komentuar një futbollist i Kombëtares.

“Eja luaj për Shqipërinë vëlla”, ishte komenti i Ledian Memushajt, profil i cili gjithsesi nuk dihet sigurt nëse menaxhohet nga vetë futbollisti i Kombëtares, përcjellë “Lajmi.net”.

Sigurisht, një gjë të tillë nuk e do vetëm Lediani por çdo tifoz i Shqipërisë.

musta