Mustafi pëlqehet nga Liverpooli

E ardhmja e Shkodran Mustafit mund të jetë e lidhur me Premierligën. Në fakt, qendërmbrojtësi shqiptar është bërë objektiv i Liverpoolit. Lajmin e ka konfirmuar uebfaqja Sportsdirectnews.com. Sipas kësaj të fundit, Reds janë në kërkim të një futbollisti kualitativ për sezonin e ardhshëm dhe futbollisti i Sampdorias shihet su futbollisti ideal për ekipin e Brandon…

Sport

02/03/2014 09:15

E ardhmja e Shkodran Mustafit mund të jetë e lidhur me Premierligën. Në fakt, qendërmbrojtësi shqiptar është bërë objektiv i Liverpoolit.

Lajmin e ka konfirmuar uebfaqja Sportsdirectnews.com. Sipas kësaj të fundit, Reds janë në kërkim të një futbollisti kualitativ për sezonin e ardhshëm dhe futbollisti i Sampdorias shihet su futbollisti ideal për ekipin e Brandon Rodgers, që po shkëlqen këtë edicion në Premierligën angleze.

Për Mustafin, futbolli anglez nuk është i panjohur, pasi në të kaluarën e kishte një eksperiencë të shkurtër me Evertonit, prej nga shkoi në Itali. Gjithashtu, për futbollistin shqiptar nga Maqedonia, interesim ka shprehur edhe Borussia Dortmundi.

Së fundmi, 21 vjeçari është ftuar në Përfaqësuesen A të Gjermanisë, pas një eksperience të suksesshme me ekipin U-21 të këtij vendi. Në të kaluarën, Mustafi nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u kthyer në futbollin gjerman.