Mustafi, objektiv i Manchester Cityt

Premierliga mund të jetë e ardhmja e Shkodran Mustafit. Qendërmbrojtësi shqiptar është bërë objektiv i Manchester Cityt. Gjithashtu, përfaqësuesin gjerman e pëlqejnë edhe Juventusi e Borussia Dortmundi.

Sport

18/04/2014 22:08

Shkodran Mustafi është bërë shënjestër e disa skuadrave evropiane. 

Së fundmi, interesim për qendërmbrojtësin shqiptar ka shfaqur edhe Manchester City, transmeton uebfaqja italiane tuttomercatoweb.com.

Përfaqësuesi gjerman po ashtu ndiqet me kujdes edhe nga skuadra tjera angleze. Në Itali, atë e pëlqen Juventusi, i cili do ta nis ofanzivën për të gjatë verës.

Kurse, në Gjermani, për futbollistin shqiptar nga Maqedonia, qe një kohë është në kërkim Borussia Dortmundi.

Në të kaluarën, Mustafi ishte pjesë e Hamburgut në Gjermani dhe Evertonit në Angli.