Mustafi në radar të Leverkusenit

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Sampdoria gjatë verës. Qendërmbrojtësi shqiptar e ka pranur gjithmonë se do të donte të luajë sërish në Gjermani, dhe Bundesliga mund të jetë opsioni i tij më i mundshëm. Sipas tabloidit gjerman, Bild, interesim për përfaqësuesin gjerman ka shprehur Bayer Leverkuseni. Në të kaluarën ai kishte luajtur në Everton,…

Sport

21/03/2014 23:03

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Sampdoria gjatë verës.

Qendërmbrojtësi shqiptar e ka pranur gjithmonë se do të donte të luajë sërish në Gjermani, dhe Bundesliga mund të jetë opsioni i tij më i mundshëm.

Sipas tabloidit gjerman, Bild, interesim për përfaqësuesin gjerman ka shprehur Bayer Leverkuseni. Në të kaluarën ai kishte luajtur në Everton, ndërsa e kishte refuzuar një ofertë të Borussia Dortmundit.

Ndërkohë, futbollisti shqiptar nga Maqedonia, në intervistë ka folur edhe për pasionin e madh që ka për automobilizmin. Ai posedon dy vetura, Audi R8 GT Spider e Smart.