Mustafi kushton 10 milionë euro

Sampdoria e ka vendosur çmimin për Shkodran Mustafin. Mbrojtësi shqiptar kushton 10 milionë euro. Klubi më i interesuar për përfaqësuesin gjerman është Juventusi.

Sport

02/07/2014 22:21

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Sampdoria gjatë kësaj vere. Mirëpo, klubi italian nuk do të heq dorë nga qendërmbrojtësi shqiptar për një shumë më të vogël se 10 milionë euro.

Kjo pra është vlera që e ka vendosur klubi nga Genova për përfaqësuesin gjerman, i cili e ka zgjuar interesimin e disa skuadrave, pas paraqitjeve mbresëlënëse me Sampdorian sezonin e kaluar.

Klubi më i interesuar për Mustafin është Juventusi, por atë e kërkojnë edhe në Gjermani, ku kishte luajtur në të kaluarën.

Vetë futbollisti shqiptar nuk e kishte përjashtuar mundësinë të transferohet në Bundesligë.