Mustafi ka një lajm të keq për Arsenalin dhe Arsene Wengerin

Lëndimi i Shkodran Mustafit po del të jetë më serioz se sa dukej në shikim të parë.

Sport

09/10/2017 16:36

Mbrojtësi nga Gostivari, u detyrua të largohej nga fusha në fitoren 5:2 të Gjermanisë ndaj Azerbajxhanit, pas një tërheqje muskulore.

Lajmet e fundit nga mediet angleze, bëjnë të ditur se anëtari i Arsenalit mund të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë.

25 vjeçari pritet të mungojë gjatë gjithë këtij viti, duke u rikthyer në fanellën e Arsenalit vetëm në janar.

Mungesa e tij do t’i sjellë shqetësime të mëdha Arsene Wengerit në repartin e mbrojtjes./Lajmi.net/