Mustafi e ëndërron Botërorin me Gjermaninë

Shkodran Mustafi do të ëndërronte të luajë me ekipin e parë të Gjermanisë në Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’. Aktualisht, futbollisti shqiptar është pjesë e ekipit U-21 të Gjermanisë, por ai do të ishte njeriu më i lumtur në botë, nëse do të ftohej për evenimentin më të rëndësishëm botëror të futbollit, që do të mbahet…

Sport

28/02/2014 11:00

Shkodran Mustafi do të ëndërronte të luajë me ekipin e parë të Gjermanisë në Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’.

Aktualisht, futbollisti shqiptar është pjesë e ekipit U-21 të Gjermanisë, por ai do të ishte njeriu më i lumtur në botë, nëse do të ftohej për evenimentin më të rëndësishëm botëror të futbollit, që do të mbahet gjatë verës.

“Kombëtarja? Do të ishte një ëndërr ta vesh fanellën e ekipit të parë, por për momentin unë e kam marrë një ftesë nga ekipi U-21 për një miqësore. Nëse në të ardhmen do të arrinte një ofertë, do të isja i lumtur”, theksoi futbollisti shqiptar nga Maqedonia për mediat italiane.

Ndërkohë, Mustafi po mendon për ekipin e tij, Sampdoria, me të cilin e synon mbijetesën në Serie A. Klubi nga Genova gjendet në pozitën e 13-të në tabelë me 28 pikë dhe i nevojiten së paku edhe 10 pikë, për ta siguruar qëndrimin në elitën e futbollit italian, së paku edhe një sezon.

“Megjithatë, koka ime është e koncentruar te Sampdoria dhe në objektivin e quajtur mbijetesë. Të dielën do të luajmë kundër Torinos, do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne vijmë nga dy humbje rresht, nga Roma e Milani dhe nuk duam ta humbim një tjetër takim. Do ta shkojmë atje për ta bërë lojën tonë dhe të provojmë ta nxjerrim një rezultat pozitiv”, vazhdoi ai.