Mustafi duke luajtur valle shqiptare

Mbrojtësi i Gjermanisë, Shkodran Mustafi sapo ka publikuar një video mjaft interesante në Facebook, ku shihet duke luajtur valle shqiptare pas finales së Botërorit.

Sport

23/11/2014 14:57

Shkodran Mustafi si duket nuk e ka harruar prejardhjen e tij edhe pse luan futboll për një Kombëtare tjetër.

Ai e festoi titullin e Kampionit të Botës me Gjermaninë, duke luajtur valle shqiptare midis stadiumit ku u luajt finalja. Përpos videos së postuar në Facebook, ai ka shkruajtur gjithashtu një koment: ‘Jasha Jasha’.

Përndryshe, Gjermania e fitoi titullin e Kampionit të Botës duke e mposhtur Argjentinën në finale, falë golit të shënuar nga Mario Gotze në minutat e fundit të takimit.

Video