Mustafi ‘çmend’ Bundesligën

Sezoni i shkëlqyeshëm në Serie A dhe ftesa në Kombëtaren e Gjermanisë për Kampionatin botëror kanë bërë që Shkodran Mustafi të kërkohet nga tri klube të mëdha të Bundesligës.

Sport

17/06/2014 21:55

Ftesa në momentet e fundit në Kampionat botëror pas lëndimit të yllit Marco Reus, dhe inkuadrimi në lojë në minutën e 73-të të fitores së Gjermanisë ndaj Portugalisë të hënën në Grupin H, ka nxjerr në qendër të vëmendjes Shkodran Mustafin.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në edicionin e kaluar në Serie A dhe kjo iu shpërblye duke u ftuar në Kombëtaren e Gjermanisë për Kampionatin botëror në Brazil.

Por, nuk merr fund me kaq. Mustafi ka zgjuar interesim nga një numër i madh i skuadrave të Bundesligës.

Sipas “Sport Bild”, tri klube gjermane kanë shprehur interesim për transferimin e tij gjatë këtij afati kalimtar të verës: Borussia Dortmund, Schalke 04 dhe Bayer Leverkusen.