Mustafa, zgjedhjet të mbahen para 15 qershorit

Isa Mustafa ka thënë se nuk sheh arsye që zgjedhjet të mbahen para qershorit. Ai ka vlerësuar se \"gjërat\" nuk po lëvizin që të shkohet më herët në zgjedhje.

Lajme

25/03/2014 12:23

Kryetari  i LDK-së, Isa Mustafa duke komentuar zërat për shpërbëje të Kuvendit të Kosovës dhe mundësisë së shkuarje në zgjedhje para qershorit, ka thënë se nuk sheh arsye që të shkohet në zgjedhje para qershorit, sepse siç shprehet ai edhe gjërat nuk po lëvizin që të shkohet më herët në zgjedhje.

Mustafa, pas takimit që zhvilloi të martën me përfaqësuese të shoqërisë civile (DNV),  tha se LDK është që zgjedhjet të mbahen më se largu me 15 qershor.

Kreu i LDK-së tha se duhet që së bashku me faktorin ndërkombëtar, institucionet shtetërore, partitë politike dhe shoqërinë civile të dakordojnë agjendën e Kuvendit para shpërbërje së tij.

“Akoma nuk është definuar  nga BE se cili duhet të jetë mandati i EUELX-it, dhe unë mendoj se me faktorin ndërkombëtar, por edhe më shoqërinë civile dhe me subjekt politike, duhet të ulemi të bëjmë agjendën se cilat çështje duhet të kalojnë ne Kuvend, përpara se të bëhet shpërbërja e tij”.

“Prandaj, ne mendoj që zgjedhjet duhet të mbahen deri më 15 qershor më së largu , në mënyrë që në qoftë se duhet të përsëriten zgjedhjet në ndonjë vendvotim më vonë, të mos ripërsëriten  në kohën e pushimeve verore, por në kohën kur qytetarët janë këtu”.