Mustafa uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor – Lajmi.net
Mustafa uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleSociale 10:19, 4 September 2017
Isa Mustafa
Isa Mustafa
Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Mustafa përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se institucionet duhet të punojnë më shumë për të krijuar kushte duke përkrahur në çdo formë sistemin e arsimit dhe edukimit.

“Të dashur nxënës dhe mësimdhënës të Kosovës, Urimet më të përzemërta për fillimin e vitit të ri shkollor në shkollat fillore dhe të mesme. Arsimimi cilësor, avancimi i dijes dhe përgatitja bashkëkohore profesionale janë parakushte themelore për zhvillimin e vendit tonë. Krijimi i brezave të rinj, që arritjet e tyre në të gjitha fushat, i bazojnë në dije dhe aftësi intelektuale, na garanton mirëqenie e zhvillim afatgjatë. Institucionet tona duhet të punojnë më shumë për të krijuar kushte duke përkrahur në çdo formë sistemin e arsimit dhe edukimit, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në vlerësimet ndërkombëtare për vendin. Urime dhe ju priftë e mbara”, ka shkruar Mustafa. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Isa Mustafa

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball
  • Play World Soccer Champion
  • Play Zombie Big Trouble