Mustafa uroi kryetarin e rizgjedhur të PD-së, Lulzim Bashën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, me rastin e rizgjedhjes në krye të PD-së.

Lajme

25/07/2017 16:18

Duke shprehur përkushtimin e LDK-së për bashkëpunim bilateral si dhe në kuadër të Partive Popullore Evropiane, kryetari Mustafa ka shprehur bindjen se ky proces i brendshëm zgjedhor do t’i hap udhë fuqizimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike shqiptare, transmeton lajmi.net.

“Partia Demokratike e Shqipërisë, duke qenë bartëse e vlerave dhe prijëse e proceseve historike në Shqipëri, që nga themelimi, vazhdon të ketë rol të pazëvendësueshëm në zhvillimet e gjithmbarshme dhe në rrugën euroatlantike të Shqipërisë dhe më gjerë”, thuhet në urimin e kryetarit Mustafa. /Lajmi.net/